Mbi 700 tetovar janë të përgatitur për t`u nisur për në Shkup për protestën e caktuar në fillim prej ora 14:00 para Qeverisë. Një pjesë prej tyre janë nisur me autobus, ndëra pjesa tjetër me furgon dhe vetura private, shkruan zhurnal.
LSDM Tetovë thotë se për momentin nuk ka probleme rreth organizimit, përveç rritjes së dukshme të pjesëmarrjes së policisë në qytet.
“Problemi i vetëm ndaj të cilit po ankohen qytetarët është që kamera policore po lëviz midis njerëzve dhe po i incizon. Presim edhe disa kontrolle policore në autostrad, por shpresojmë se me kohë do të arrijmë në Shkup”, tha për plusinfo, Stojko Paunovski.