/ / Kuazifobia e Serbisë

Kuazifobia e Serbisë

“Shqiptarët do ta sulmojnë Vranjën, Nishin dhe Kralevën” – Kurir, “Këta janë terroristët e UÇK-së të cilët janë përgjegjës për Luftën në Maqedoni!” – telegrafi.rs – madje ka postuar foto të komandantit legjendar i cili është dëshmorë, “Shqipëria e madhe po troket në derë” - Blic



Shkruan: Fidan Nuhiu
Këto janë vetëm tre nga shumë tituj të të përditshmeve në Serbi, pas konfliktit të armatosur dhe terrorit që përjetuan qytetarët e Kumanovës nga shteti dhe një grup i ashtuquajtur “UÇK”, për të cilin konflikt ende nuk po dihet gjë sigurt se pse dhe si ka ndodhur.

Nga kush dhe pse po frikohet Serbia?!! Nga një grup terroristësh që as nuk ekziston?!

C’është më e çuditshme, gjersa ende banorët e Kumanovës, familjarët e të rënëve (në këtë konflikt), pjesëmarrësit në përgjithësi, ende nuk e dijnë se çfarë saktësisht ka ndodhur në Maqedoni, nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Ljajiq, thotë: “Kjo që po kalon Maqedonia, ne (Serbia) e kemi pasë në 2001-shin”. Ani se fjalë e kotë, me rëndësi ta lidhë me Serbinë dhe shqiptarët.

Gjendja në Luginë të Preshevës është më e sigurtë se në Beograd, nga qytetarët dhe banorët e saj… ndërsa nga shteti dhe mediat, jo. Ato po tentojnë të krijojnë panikë këtu, se gjoja ka diçka këtu që është frikë për Serbinë  dhe Serbia shumë shpejt do marrë masa.

Serbia e di mirë se s’ka ndonjë rrezik të këtij lloji, sepse malet tona janë të mbushura me xhandameri që asnjë mizë nuk mund të hyjë nga shtete tjera, e pse po frikohen edhe unë po çuditem!

Sigurisht, për të marrë masa (Serbia) nuk është më e çuditshme se arsyeja pse të marrin masa, sepse Serbia nuk është se nuk ka (marrë masa) burgosur njerëz të pafajshëm, me qëllim të ndjelljes së frikës tek shqiptarët që jetojnë në këtë vend, edhe më herët.

Qëllimi i Beogradit dhe mediave serbe është i qartë, siç është hëna në natën pa re: S’pastrimi etnik i ketyrë trojeve, ku edhe uji gurgullon shqip.

Cilët shqiptarë do ta sulmojnë Serbinë? Kush janë ata shqiptarë që janë rrezik për shtetin e Serbisë? Kush janë ata ndaj të cilëve duhet marrur masa Serbia?

Këto janë pyetjet që i bëjmë, pasi lexojmë tituj të mediave serbe. Por, fatkeqësisht, mediat më shumë kanë ndjellë frikë te serbët se sa te shqipëtarët. Sepse ata i frikësohen një grupi terrorist që nuk ekziston, sado që të mobilizohen për t’i gjuajtur ‘kokat e fajshme’, ajo do të dalë humbëse në planin ndërkombëtar duke 'vrarë' të pafajshmit.

Edhe plani i dytë i ka dalë gabimisht, që është s’pastrimi i trojeve. Nëse ktheheni në histori, sa vite kemi qenë të diskriminuar, të okupuar nga okupatorë të ndryshëm, s’jemi dorëzuar asnjëherë!

Kësaj here kemi një plan edhe më ambicioz: S’do i lëshojmë asnjëherë këto troje, edhe sikur çdo njërin prej nesh t’na bastisin, t’na burgosin, e ku e di unë se çfarë.

Plan demografik i dështuaaaar!

Me këtë shkrim të shkurtër ju përshëndes të gjithëve, duke ju thënë: Kujdesuni për veten, mos u frikësonu  nga askush gjersa jeni të pafajshëm!
Paqe!

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post