/ / “Femrat” nga Prishtina me shfaqje në Bujanoc

“Femrat” nga Prishtina me shfaqje në Bujanoc

Teatri “Oda” do të jap shfaqjen “Femrat” para publikut të Bujanocit.
Shtëpia e Kulturës në Bujanoc para artdashësve, më 14 maj, do të paraqesë shfaqjen “Femrat” në regji të Luan Jaha.
Në këtë shfaqje komiko-dramatike do të luajnë aktoret Genta Retkoceri, Besarta Fejza dhe Doruntinë Gërguri, ndërsa skenari është bërë nga Fatbardha Shala, transmeton Titulli.com.
“Femrat” është shfaqje e shkruar nga shkrimtari kroat Miro Gavran, e përkthyer nga aktorja Genta Retkoceri. Shfaqja trajton tema të ndryshme në lidhje me jetën e femrave, me tema qesharake e dramatike. "Ne jemi çika t'vogla, nëna, gjyshe dhe femra karrieriste."
Shtëpia e Kulturës në Bujanoc njofton se shfaqja jepet pas renovimit të sallës, gjegjësisht dyshemesë së binës si dhe ndriçimin, zërimin, perdet.
Kjo sallë tani do të jetë e gatshme për aktivitete kulturore, kurse për shfaqjen në fjalë, Shtëpia e Kulturës njofton se hyrja do të jetë falas. /Titulli.com/  

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post