Lajmet nga Kumanova sot kanë qenë të cunguara si pasojë e bllokimit të qasjes së mediave që të hyjnë në zonën ku janë dëgjuar të shtëna për pothuajse gjatë tërë ditës së sotme.
Për pasojë, edhe informatat e plasuara në media kanë qenë të shumtën e rasteve të pakonfirmuara, sikurse edhe rasti i lajmit për vrasjen e ish-komandantit të UÇK-së, Fadil Fejzullai.
Për vrasjen e tij u raportua sot gjatë ditës nga mediat shqiptare në Maqedoni, të cilat gjithashtu këtij lajmi iu referonin me burime të pakonfirmuara.
Në adresën të gaztës Express është paraqitur një person (emër i njohur për redaksinë) i cili thotë se Fejzullai është i gjallë.
"i nderuar portal, jom i afert i fadilit burr te halles e kom, Fadili osht veq i plagosum nuk ka vdek. kshtu qe ju kisha lut mos me perhap lajme se kinse ka vdek. Flm per mirkuptim", ka shkruar ai.