/ / Bëhen gjyshër për të 100-ën herë

Bëhen gjyshër për të 100-ën herë


Kjo është një familje, e cila është bërë pjesë e rekordeve Guiness, pasi pas 59 vitesh martesë çifti ka 12 fëmijë e 99 nipa e mbesa, dhe tashmë ata janë bërë gjyshër për të 100-tën herë.
Familja jeton në Ilinois të Amerikës dhe kanë ndërtuar e themeluar një kompani ndërtimi.
Donna Lane fëmija më i madh i çiftit ka marrë përsipër mbledhjen e të gjithë anëtarëve të familjes. Për bashkimin e familjes u është dashur që të marrin me qira sallën e një kishe.
Për të mbajtur mend datat e lindjes së të gjithë pjesëtarëve të familjes nuk është një gjë aspak e lehtë.
Zangerët janë vërtetë të shumtë në numër. Ata janë plotë 100 nipër e mbesa. Fisi më i madh në botë është e përbërë nga 53 janë nipa e mbesa, 46 stërnipa e stërmbesa dhe 2 stër stër nipa.
Një familje me të vërtetë shumë e madhe, e cila u plotësua nga ardhja në jetë e të voglit Jaxton Leo, i cili formoi numrin e plotë me dy zero.
"Zoti na ka bekuar duke na dhënë në vazhdimësi fëmijë", është shprehur më i madhi i fisit Leo Zanger, i cili bën shaka duke thënë se pa frikë mund të themelojë një shtet më vete.
Leo dhe Ruth festojnë vitin e ardhshëm 60 vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë pasur 12 fëmijë të lindur nga viti 1956 deri në vitin 1984, nga të cilët, i fundit është Joe, i cili kur ka lindur ishte bërë xhaxha dy herë.
Mbesa e parë e çiftit ka lindur në vitin 1975 dhe quhet Jeannine, ndërsa nipi i fundit ka lindur 40 vite më vonë, në vitin 2015 dhe quhet Jaxton Leo.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post