/ / 121 familje dhe 66 shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar në Kumanovë

121 familje dhe 66 shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar në Kumanovë

Komisioni Vlerësues për Dëmet në Lagjen e Trimave në Kumanovë ka vlerësuar se nga përleshjet e armatosura dhe operacioni policor janë dëmtuar dhe shkatërruar 66 shtëpi  dhe se mbi 121 familje kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Të dhënat janë bërë nga Komisioni Vlerësues i përbërë nga Qeveria dhe Komuna e Kumanovës.
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka miratuar kompensimin e dëmeve 100 përqind në këtë lagje, duke premtuar ndërtimin e shtëpive dhe kompensimin tjetër. Tanimë edhe sot në terren janë ekipet vlerësuese nga të gjitha institucionet shtetërore dhe në bashkëpunim me komunën e Kumanovës.
Paraprakisht të gjitha familjet do të marrin nga 1600 euro ndihmë fillestare për të kaluar periudhën e shkurtër deri në vlerësimin e dëmeve dhe një periudhë të caktuar, ndërsa atyre u është premtuar edhe pagesa e qirasë. (INA)

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post