/ / Vizita e Ramës në Stamboll, shkakton debate mes opozitës dhe qeverisë në Shqipëri

Vizita e Ramës në Stamboll, shkakton debate mes opozitës dhe qeverisë në Shqipëri

Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama sot në Stamboll, me ftesë të drejtuesve të platformës “Sofra e Ideve”, ka shkaktuar debate mes opozitës dhe qeverisë në Shqipër, raporton, Anadolu Agency (AA).
Kështu Partia Demokratike e Shqipërisë e ka konsideruar si jo transparente këtë vizite, ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Këshillit të Ministrive të Shqipërisë.
Shefi i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, nëpërmjet një konference për mediat ka deklaruar se: “PD fton kryeministrin të bëjë transparencë për vizitën e sotme në Stamboll, në lidhje me pazaret për një nga projektet më të rëndësishme energjitike në Shqipëri. Ai  sot nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës, një ndër veprat më të rëndësishme energjitike në vend me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në fushën e energjisë e për pasojë dhe të sigurisë së vendit”.
Ndërsa pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Këshilli I Ministrave të Shqipërisë, ku nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka konfirmuar se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke zhvilluar sot një vizitë një ditore në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e njohur publik të organizuar nga platforma “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve).
“Takimi i sotëm është edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij organizimi, ku më pare kanë marrë pjesë si të ftuar nderi autoritete të larta vendase e të huaja në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit. Tema e këtij takimi është “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”. Ne takimin e sotëm, ku i ftuari i nderit është Kryeministri shqiptar, do të marrin pjesë mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke’- thuhet në reagimin zyrtar të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Qeveria shqiptare ka sqaruar se vizita e sotme është koordinuar nga konsullata e përgjithshme e Republikës se Shqipërisë në Stamboll dhe njësoj si në të gjitha rastet e mëparshme do t’i bëhet me dije edhe publikut shqiptar përmes kanaleve të informimit publik.
Kujtojmë se Kryeministri Rama ndodhet sot në Stamboll me ftesë të drejtuesve të platformës “Tryeza e Ideve” e cila drejtohet prej një viti e gjysmë nga Ahmet Arslan.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post