Persona të panjohur kanë thyer derën e hyrjes në hapësirat e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc.
Të punësuarit në këtë organ, me të arritur në vendin e punës, të martën, kanë parë se dera është thyer, ndërsa me rastin është njoftuar edhe Stacioni i Policisë në Bujanoc.
Siç i kanë thënë portalit informativ Titulli.com, personeli i KKSH-së, në vendin e ngjarjes janë paraqitur inspektorët, kanë bërë regjistrimin e rastit dhe janë duke kryer hetimet. Sipas informacioneve të para në zyrat e KKSH-së nuk ka dëmtime apo mungesë të dokumentacionit.
Ky organ, sikurse institucionet tjera, të martën ka filluar punën, pas pushimit me rastin e festës së Pashkëve./Titulli.com/