Ministri i punëve të brendshme në Republikën e Serbisë Nebojsha Stafanoviq ka thënë se ministri i punëve të jashtme i Kosovës Hashim Thaçi nëse vjen në Beograd do të arrestohet. Organizatori ka konfirmuar ardhjen e ministrit Thaçi.
Nëse paraqitet në Beograd, MUP do të veproj sipas ligjit dhe do ta dërgoj Thaçin para drejtësisë, ka thënë ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stafanoviq.
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë në lidhje me ardhjen e Thaçit në Beograd se – “nuk ka nevojë që Thaçi të vij në Beograd”.
“Këtë takim nuk e organizon Qeveria e Serbiaë, unë nuk e kam planifikuar që të marrë pjesë në këtë takim, kështu që Thaçi nuk ka nevojë të vij në Beograd” ka thënë Daçiq.