/ / Lajme jo të mira për pensionistët

Lajme jo të mira për pensionistët

Pensionistëve potencial të cilët kanë pranuar programin social, kanë lënë ndërmarrjen dhe tani presin për pension, do t’i hiqet penaliteti për pensionim të parakohshëm. Kjo nënkupton që me ndryshimin e ligjit për PIO, i cili është në përgaditje dhe të gjithë ata të cilët nuk përmbushin një nga dy kushtet për pnzionim, ose vitet e jetës ose vitet e përvojës në punë, penzioni do ti ulet dukshëm.
Kështu që pensionistët e ardhshëm për çdo muaj të mungesës së përvojës së punës osë moshës së tyre, do ti llogaritet me zvoglim pensioni për 0,34% në pensionin të cilin duhet ta marrë, ti plotsoj këto dy kushte. Të përkujtojm se me ligjin e vjetër për shkuarjen në pension është dasht që të plotsohet vetëm njëri nga këto dy kushte, atë të moshë ose të përvojës së punës. Prej vitit të ri është regulluar zvoglimi për kohë të pa caktuar prej 0,34% për për çdo muaj të pensionit të parakohshëm maksimalisht deri në 20,4%, praktikisht zvoglimin e pensionit për koh të pacaktuar do ta ken ata pensionist të cilët vendosin ta lënë punën, apo do ta humbin para rregullimit të ligjit mbi kufijt e moshës nga 65 vjet për meshkujt gjegjësisht 60 vite e 6 muaj për femrat. Në çdo rast ata të cilët deri në ktë vit nuk e kanë nëshkru kontratën mbi programin social me punëdhënësin e tyre dhe ndërkoh janë lajmruar për shtesa nga shërbimi nacional për punsim, nuk mund të llogarisin në përshtatshmërin e heqjes së paralajmëruar të penalizimit të parakohshëm. Problemet më së shpeshti ndodhen për rsye se ndryshimi i ligjit për pension i vitit të kaluar ku janë caktuar denime për pensionimin e parakohshëm, ku nuk kanë paraparë kurfar periudhe kalimtare që edhe ata njerëz të cilët kanë pranuar programin social duhet të paguajn këto denime. Këta persona për këtë arsye tash nuk dëshirojnë që të pensionohen por presin që të hyjnë në fuqi ndryshime të reja. Kurse ndërkoh nuk kanë kurrfar të ardhura, sqaron për të përditshmen “Blic” një burim i qeveris së Serbisë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post