/ / Kosova do t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës

Kosova do t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës

Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës vitin shkollor 2015-2016 do ta fillojnë me tekste shqip që do të dërgohen nga Kosova. Për këtë gjë janë zotuar drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
Pesë mijë tekste shkollore në gjuhën shqipe, të dërguara nga Kosova ende po mbahen të konfiskuara nga Policia e Serbisë tash e disa vjet, shkruan Epoka e Re.
Këshilltari ministrit Arsim Bajrami, Azem Guri ka thënë se MASHT-i e ka proceduar kërkesën për tekstet shkollore të Luginës së Preshevës. Ndërkohë, mungesa e teksteve shkollore dhe moslejimi i përdorimit i teksteve nga Kosova paraqesin problem serioz për nxënësit e të gjitha niveleve në Luginë të Preshevës.
Guri ka bërë me dije se kërkesat kanë qenë për tekstet bazike si Abetarja dhe Libri i leximit.
“Sipas planit dinamik të MASHT-it, konsiderojmë se viti shkollor 2015-2016 Luginën e Preshevës do ta gjejë me tekste. Nuk mund të flas me shifra se sa ka qenë kërkesa, por ne do ta përmbushim këtë kërkesë”, ka thënë Guri. /Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post