/ / “Fluturimet” e dështuara të Thaçit

“Fluturimet” e dështuara të Thaçit

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është edhe shef i diplomacisë nuk ka arritur tash pesë muaj që të sjellë as edhe një njohje të re për Kosovën. Pavarësisht faktit se ka zhvilluar më shumë se 15 vizita zyrtare jashtë shtetit, madje edhe në vende me shumë ndikim, rezultat konkret në njohje nuk ka pasur.
Zyrtarë të partive politike dhe analistë të ndryshëm thonë se kryediplomati kosovar po tregohet i pasuksesshëm në rrafshin e diplomacisë e gjithë kjo si pasojë e asaj që ai më shumë po e promovon figurën e tij si një president i ardhshëm sesa që merret me politikën e jashtme, shkruan ‘Zëri’.
Nga koha kur ka marrë “timonin” e Ministrisë së Jashtme, Thaçi ka zhvilluar një sërë vizitash jashtë vendit madje në vende me ndikim si Washington, Berlin, Paris, Bruksel, Hagë, Ankara, Lubjanë, Zagreb, Tiranë, Shkup, Podgoricë. Aktualisht Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Vatikan, shtet ky nga i cili Kosova tash sa kohë është duke e pritur njohjen.
Të pakënaqur me punën e Hashim Thaçit si ministër i Jashtëm janë edhe zyrtarë nga partia e koalicionit.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se nuk ka parë asnjë avancim në politikën e jashtme kosovare. “Sa u përket njohjeve personalisht nuk kam pritur se do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim, sepse loja e fëlliqtë që është bërë edhe gjatë mandatit të kaluar ka treguar për joseriozitetin dhe çakordimin total të politikës së jashtme”, ka thënë ajo.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post