/ / Breznica përkujton dy dëshmorët e saj

Breznica përkujton dy dëshmorët e saj

Në fshatin Breznicë të Malësisë së Bujanocit, të martën janë përkujtuar dy dëshmorët, pjesëtarët e UÇPMB-së.
Në pesëmbëdhjetë vjetorin e rënies së Enver Bajramit dhe Sherif Januzit, në prezencë të dhjetëra qytetarëve u përkujtua edhe njëherë vepra e dy breznicasve, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Në banesën e tyre të fundit, tek varrezat e dëshmorëve, pranë lapidarit të tyre, rreth historikut të Enver Bajramit e Sherif Januzit, nga Këshilli organizativ elaboroi Shpend Xhelili, i cili ndër të tjera tha se “dy djemtë tanë ranë heroikisht për të mbrojtur idealin kombëtar, për të çliruar tokat shqiptare”, raporton Titulli.com.
Për veprën e dëshmorëve foli edhe zëvendëskryetari i Bashkësisë Lokale të Breznicës Arif Arifi, ndërsa kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Afrim Agushi, tha se “në ditën e sotme, pas 15 viteve, duke iu kundërvër forcave paramilitare serbe, ranë dëshmorë Sherif Januzi dhe Enver Bajrami”.
Të pranishmit në këtë organizim i përshëndetën edhe pjesëtarët e familjes së dëshmorëve.
Dy pjesëtarët e UÇPMB-së ranë dëshmorë më 21 prill të vitit 2000.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post