/ / Bosi shqiptar kapet me 200 mijë euro, 20 kg kokainë dhe tri pistoleta

Bosi shqiptar kapet me 200 mijë euro, 20 kg kokainë dhe tri pistoleta

Rreth 20 kilogramë kokainë dhe 200 mijë euro para cash u sekuestruan nga policia italiane, në një operacion kundër trafikut të drogës.
Operacioni përfundoi me arrestimin e një shqiptari që akuzohet për trafik droge.
Indrit Taipi është shtetasi shqiptar që dyshohet se vepronte në territorin e Lecco-s dhe kishte lidhje më të gjera, për trafikimin e drogës në të gjithë vendin.
Operacioni nisi në brendësi të Lecco-s, u zhvillua në  Brianza dhe Milano, dhe u konkludua në provincën e Brescia-s ku trafikanti i rrezikshëm u kap dhe u vu në pranga.
Shuma prej 200 mijë eurosh, e cila u gjet e fshehur në automjetin e tij, është rezultati i pagesës së një dërgese të mëparshme me kokainë, e cila u sekuestrua nga efektivët italianë.
Pas sekuestrimit të parave, veprimi pasues ishte kontrolli i shtëpisë së Taipit, në një garazh në qytetin në Brescia, ku u gjet 20 kg kokainë e pastër, tre armë, një nga të cilat është e pajisur me silenciator, si dhe një set i plotë municionesh.
Kokaina ishte e paketuar në disa qese plastike dhe mbante "logon" e kartelit të Amerikës së Jugut, përgjegjëse për prodhimin. Falë kësaj u arrit të identifikohej trafikanti shqiptar.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post