/ / Bilaçi përcjellë imamin Zejnullahu për në botën e amshueshme

Bilaçi përcjellë imamin Zejnullahu për në botën e amshueshme

Qindra qytetarë të hënën i kanë dhënë përshëndetjet e fundit imamit të xhamisë së fshatit Bilaç, Zejnullah Bakiu, i cili ndërroi jetë të shtunën në spitalin e Beogradit.
Qytetarë të shumtë në krye me imam e teolog nga vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit, Preshevës, e më gjerë nga rajoni, morën pjesë në kortezhin mortor.
I ndjeri, në varrezat e fshatit u përcjellë pas faljes së namazit të iqindisë, derisa namazi i xhenazes u fal në qendër të fshatit.
Zejnullah Bakiu, imami që i shërbeu për 31 vite xhematit të xhamisë së Bilaçit, respektivisht besimtarëve mysliman të Komunës së Bujanocit, por edhe Luginës, ndër qytetarët dhe hoxhallarët njihej si teolog i zgjuar dhe i devotshëm.
Ai lindi në vitin 1946, kurse pas 69 vite jetë, pikërisht më 25 prill 2015, ndërroi botë, pas një sëmundje të rëndë, në spitalin e Beogradit.
Zejnullah Bakiji, përveç imam në xhamin e fshatit, ai njëherit ishte edhe anëtarë i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc. /Titulli.com

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post