/ / Baza “Jug” në Bujanoc përgatit forca paqeruajtëse për Liban

Baza “Jug” në Bujanoc përgatit forca paqeruajtëse për Liban

Në bazën ushtarake trajnuese “Jug” në fshatin Borovac të komunës së Bujanocit është kryer evaloimi treditor i trajnimit të njësitit kombësorik të Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike dhe entit për mbrojtjen e forcave mbrojtëse nga përbërja e Batalionit të Tretë të Policisë Ushtarake për angazhim në misionet e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Ushtrimi taktik “Mburoja serbe 06”, ka treguar se oficerët dhe nënoficerët e trupës këmbësorike dhe entit të policisë ushtarake kanë nivel të lartë të stërvitjes në patrollim, kontrollim të tubimeve masovike, punës në stacionin vëzhgues dhe sigurimin e konvojit, pikave kontrolluese të përhershme dhe personave VIP.
Në stërvitjen “Mburoja serbe 06”, kanë marrë pjesë komandanti i Brigadës së Katërt,  Zoran Lubur dhe ekipi katër anëtarësh i forcave të armatosura të Mbretërisë së Spanjës, i stërvitur nga lejtnat Martinez Hose Marija.
Çeta këmbësorike e Brigadës së Katërt të Ushtrisë Këmbësorike përgayitet për referimin në “Sektorin e lindjes” të operacionit multinacional në Liban, ku do të qëndrojnë në kontigjentin e forcave të armatosura të Mbretërisë së Spanjës, ndërsa vijën e Batalionit të Tretë të ushtrisë policore në Liban do të kryejnë detyrat për kontigjentin e forcave të armatosura të Italisë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post