Ish-anëtari i Çetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, Sllobodan Stojanoviq, gjatë viteve 1998-99 ka operuar në tërë Kosovën.
Ai thotë se pasi pa masakrat ndaj shqiptarëve, kishte zhveshur petkun e Policisë serbe.
“Ajo nuk përngjante në asnjë Polici në botë. Kam parë një polic duke ia prerë kokën një shqiptari, pastaj atë ia ziu në ujë të nxehtë për tre dite, për t’ia nxjerr dhëmbët e dukatit. Fillimisht nuk e dija se çfarë po ndodhte, e më pas e kuptova. Kjo ka ndodhur në një fshat në Rahovec”, ka thënë për RTK ish-polici serb.
Stojanoviq më tutje rrëfen se si ka parë kolegët e tij se si plaçkitnin shqiptarët, digjnin shtëpitë e tyre, ndërsa për këtë ishte në dijeni Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë.
“Gjatë vitit 1999, cdo kush ka mundur të vritej edhe në rrugë. Ka mundur cdo kush të shkrep me armë, të bije bomba. Ne ishim mashtruar. Nuk e dinim që po vinim në një luftë të vogël. Ajo në fakt ishte luftë e vërtet. Flas për gushtin, shtatorin dhe pjesërisht tetorin e vitit 1998. S’ka vend ku nuk kemi qenë në Kosovë. Njësitet tona kanë lëvizur gjithandej dhe kanë luftuar duke filluar nga fshatrat Lubishevë, Leskovec në pjesën e Prizrenit, pastaj në Podujevë, Skenderaj, në Gllogoc dhe mbi Gllogoc kemi patur beteja. S’ka vend ku nuk kemi qenë dhe në ato beteja kanë pësuar njerëzit krahasuar me tanët. E kamë fjalën për popullatën, jo për policët”, tha ai.
“Ne ishim 150 policë në çetë. Nga ata 150, 10 dalloheshin për vjedhje, vrasje, masakra që unë nuk mund t’i besoja. Nuk konsumonim drogë, alkool, por më duket që në pyetje ishin vetëm paratë dhe pasurimi brenda natës”, ka shtuar Stojanoviq, rrëfimet rrëqethëse të tij i ka sjellë më herët Telegrafi për lexuesit.
“Gjatë vitit 1999, çdokush ka mundur të vritej edhe në rrugë. Ka mundur çdokush të shkrep me armë, të bije bomba. Ne ishim mashtruar. Nuk e dinim që po vinim në një luftë të vogël. Ajo në fakt ishte luftë e vërtetë. Flas për gushtin, shtatorin dhe pjesërisht tetorin e vitit 1998. S’ka vend ku nuk kemi qenë në Kosovë. Njësitet tona kanë lëvizur gjithandej dhe kanë luftuar duke filluar nga fshatrat Lubishevë, Leskovec në pjesën e Prizrenit, pastaj në Podujevë, Skenderaj, në Gllogoc. S’ka vend ku nuk kemi qenë dhe në ato beteja kanë pësuar njerëzit krahasuar me tanët. E kamë fjalën për popullatën, jo për policët”, ka thënë Sllobodan Stojanoviq.
Polici i pensionuar thotë se i njeh personat që kanë kryer krimet ndaj shqiptarëve, por se pas hetimeve fillestare ata u liruan dhe veprojnë në kuadër të Policisë serbe.
“Unë kam qenë dëshmitar i mbrojtur i policisë dhe kam bashkëpunuar me Natasha Kandiqin për të zbardhur krimet serbe kundër shqiptarëve. Por, prokurorët serbë bashkëpunonin me kriminelët duke i rrëfyer të gjitha dëshmitë e mia. Kriminelët serbë ishin nën hetime për tre muaj, por më pas u liruan dhe sot kryen punën e policit, të tillë si Dragan Milenkoiviq”, tha Stojanoviq.
Ai pohon se Policia serbe ka plaçkitur gjithçka që është e mundur, që nga veturat, kamionë dhe çdo që gjë që kishte vlerë.
“Policia ka vrarë pa mëshirë dhe kjo ishte e papranueshme për mua. Ashtu siç vriten lepujt apo zogjtë”, tha ndër tjerash Stojanoviq.
Stojanoviq zbuloi rastin kur një polic vrau një person të moshuar për qejfi, pasi ia morri dhjetë markat e fundit që i kishte në xhep.
“Policia kishte si cak shtëpitë e shqiptarëve që ishin të pasura. Kjo ishte në koordinimi me komandantët, pasi që ne nuk dinim se kush ishte i pasur ose i varfër. Unë e njoh një polic që e ka vrarë një person të moshuar, i cili kishte vetëm dhjetë marka gjermane. Pasi i morri paratë, i dha një plumb. Ashtu kot”, ka rrëfyer ai duke shtuar se këto krime i kanë kryer “Beretat e Kuqe”, ku komandantë ishte Milorad Ulemek, i njohur më mirë si Legija.
Stojanoviq tha se ishte dëshmitar i vrasjes së mjeku serb Branimir Kostiq, i cili kishte thënë se do të rrëfente gjithçka çfarë kanë bërë policia ndaj popullatës civile shqiptare.
“Në kazermën ushtarake të Prizrenit aterroi një helikopter me shumë trupa të pajetë të shqiptarëve. Megjithëse unë e kuptova se ata ishin civilë, ata mundoheshin të na ‘shitnin’ se ishin ‘terroristë’ dhe persona dashakeqës të popullit serb”, tha më tutje Stojanoviq.
“Ju tregoj një rast kur një trup i një plaku qëndroi në rrugë dhe kamionët kaluan mbi të për rreth 15 ditë. Askush nuk guxonte ta largonte nga rruga. Kjo ishte e papranueshme për mua. Nuk mundja ta kuptoja se çfarë po ndodhte”, rrëfeu ish pjesëtari i policisë serbe, i cili tha se në Kosovë erdhi në kohën kur po digjej fshati i Junikut.
“Fillimisht Policia ka fshirë nga toka familjen e Adem Jasharit dhe më pas tjerat. Pastrim do të thotë vrasje, djegie dhe plaçkitje. Kjo ka ndodhur çdo ditë, në çdo pjesë të Kosovës”, tha ai. “Shtëpitë serbët i shitnin katër herë, përkatësisht në vitet e ’60-ta, ‘70-ta, ‘80-ta dhe ’90. U shitnin shtëpitë shqiptarëve dhe ankoheshin në Serbi, ndërsa shteti serb iu kthente me dhunë sërish”, ka thënë Stojanoviq.