/ / Sot fillon në Serbi legalizimi i armëve

Sot fillon në Serbi legalizimi i armëve

Ministria e punëve të brendshme e Republikës së Serbisë nga data 4 mars me një afat prej tre muaj ka filluar legalizimin e armëve.
“Të gjithë ata që posedojnë (persona fizik dhe juridik), mund ti dorëzojnë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit në stacionin më të afërt policor, pa dëshmi për prejardhjen e armës dhe municionit dhe nuk do të jap përgjegjësi për blerjen dhe posedimin e armës” thuhet në komunikatën e dërguar nga stacioni policor në Preshevë, dërguar redaksisë së Presheva.com.
Sipas kësaj deklarate, gjatë legalizimit ligjor, personat fizik dhe juridik mund ta regjistrojnë armën e tyre për siguri personale (pistoletë apo revolverë), armën e gjahut (karabinë apo “llovaçkë”) si dhe armën sportive (pistoletë me kalibër të vogël dhe revolverë, pushkë me kalibër të vogël dhe pushkë ajrore) për të cilën nuk posedojnë leje nga Ministria e punëve të brendshme të Republikës së Serbisë. Ligji për armë dhe municion është miratuar nga parlamenti me 19 shkurt dhe qëllimi i saj është që të mundësohet kontrollimi efikas i posedomit të armëve.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post