/ / Rrahman Rama merr komandën e Forcave të Sigurisë së Kosovës

Rrahman Rama merr komandën e Forcave të Sigurisë së Kosovës

Gjenerali Rrahman Rama ka marrë komandën e Forcave të Sigurisë së Kosovës nga ish komandanti Kadri Kastrati në ceremoninë e dorëzim - pranimit të organizuar në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.
Para se ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati t'ia dorëzonte komandën pasardhësit të tij, Rrahman Rama, udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës në fjalimet e tyre potencuan se Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK) i ka përmbushur kriteret dhe sot paraqet një forcë serioze që do të transformohet tutje.
Presidentja Atifete Jahjaga tha se FSK është e gatshme të kontribuojë në misione paqeruajtëse në botë, kurse kryeministri Isa Mustafa potencoi se FSK do të tranformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, përfaqësues të NATO-s, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post