/ / Preshevë – Konfirmohet rasti i parë me virusin H1N1

Preshevë – Konfirmohet rasti i parë me virusin H1N1

Është konfirmuar rasti i parë për këtë vit në Preshevë me virusin A/H1N1 i njohur si gripi i derrave.
I infektuari S. Iseni  (1969) nga Presheva tashmë gjendet në repartin e pulmonologjisë në Beograd, në gjendje të rëndë shëndetsore tek i cili analizat tashëm kanë rezultuar pozitive.
Këtë e ka konfirmuar për portalin presheva.com dr. Sabit Sahiti, specialist i pulmonologjisë, i cili ka thënë se pacienti i infektuar S.I gjendet i hospitalizuar në spitalin e Beogradit, në gjendje të rëndë.
Mjeku Sabit Sahiti ka thënë që pacientat duhet ti kushtojnë rëndësi simptomave të para të gripit, të cilat janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje. Vitin e kaluar nuk është shenuar asnjë rast, ndërsa rasti fundit është shenuar para tre viteve.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post