Pesë minutat e tua tërë jeta e dikujt është motoja e aksionit të rregullt që e organizon Kryqi I Kuq Lokal në Preshevë. Aksioni në fjalë është i pari me radhë për këtë vit kalendarik. Për disa qytetar është hera e parë që japin e gjak por ka edhe nga ata që japin shumë shpesh madje ata ndjehen krenar që japin gjak për të shpëtuar jetën e dikujt.
Përcjelljen e pacientëve dhe grumbullimin e gjakut e bëri ekipi i specializuar i shërbimit të transfuzionit të gjakut të spitalit të gjakut. Sipas Dushan Jovanoviç kryeshef i transfuzionit në Vranjë , gjatë aksionit të sotëm nuk është paraqitur ndonjë parregullsi.E sekretari i Kryqit të Kuq Ahmet Halimi është tejet e i kënaqur për mbështetjen e qytetarëve për të përkrahur aksionin për grumbullimin e gjakut. Gjaku i grumbulluar dedikohet për qytetarët e komunës së sonë ndërsa do të ruhet në shërbimin e transfuzionit të gjakut në Qendrën spitalore në Vranjë.