Në studion e kompanisë International Film Europe London-Swiss sot kanë filluar provat e para të filmit artistik të metrazhit të gjatë “Romanca e Hidhur” në regji dhe skenar të regjisorit tashmë të njohur Evropian, Valton Jakupi.
Filmin do t’a realizoj kompania filmike International Film Europe London-Swiss në bashkëpunim me Teatrin Antika dhe produksionin New Vizion nga Bujanoci me Blerim Isenin e Blerim Abazin, njofton realizuesit e këtij filmi nga Zvicra.
“Pas një audicioni të madhe, komisioni i filmit ‘Romanca e Hidhur’ sot filluan ushtrimet e para me tekst, ku janë të kyçur një numër i madh i aktorëve si dhe statistave të filmit. Filmi paraqet dy personazhe student ku dashurohen mes veti, por hasin në problem se të dy janë të religjionit (fesë) tjetër”, thuhet në njoftimin e kompanisë filmike dërguar portalit informativ Titulli.com.
Filmi realizohet në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa një pjesë e saj do të realizohet në qytetin e Bujanocit.
Mbështetës medial të këtij projekti filmik janë Digitalb – Arsat GmbH, TV Spektri, Titulli.com, Lugina Press, Albinfo, si dhe për transportin logjistik Dzemaili AG, Nafi Transport, si dhe mbështetës tjerë.
Sipas realizuesve të këtij filmi xhirimet fillojnë më 03 prill 2015 dhe zgjasin katër javë në shtetin zviceran. Premiera pritet të shfaqet në Zvicër dhe Bujanoc në muajin Gusht.
Rolet dhe skenari i filmit
Rolet kryesore në filmin “Romanca e Hidhur” do t’i luajnë aktori dhe regjisori nga Tërnoci i Bujanocit Valton Jakupi në rolin e Gencit si dhe Nadja Ukshini me rolin e Albanës.
Ngjarja e filmit zhvillohet ku aktori Shukri Ademi me rolin e Milotit mundohet t’i ndihmoj Gencit që të thyhen barrierat mes religjioneve ku në ndihmë shoku i tij Zefi qe e luan Albert Ahmeti, dhe Aid Beqiri me rolin e Jetonit, hasin në sakrifica të mëdha për këtë problem, ndërsa ndihmohen nga aktori Bujar Ademi me rolin e Gjergjit dhe aktori Abdullah Bajrami ne rolin e Burimit.
Studentët që paraqiten në film të luajtura nga aktorja Ardita Januzi, Tina Salihu dhe Fatime Islami, paraqesin skena të cilët tregojnë se pengohen nga persona të papërgjegjshëm për t’i kryer studimet e tyre.
Po në anën tjetër paraqitet një band kriminale ku i pengon dhe malltreton studentet, dhe tenton që studentet t’i fus në kriminalitete të ndryshme. Roli e Bossit të bandës iu besua aktorit Naski, ku me koleget e vete bënë kriminalitet të drogës dhe fajdeve në tërë qytetin. Bashkpuntorët e parë të Bossit që udhëqin kriminalitetin janë aktoret Blerim Hasani me rolin e Selës dhe aktori Liridon Veseli me rolin e Ardit.
Po ashtu regjisori Valton Jakupi, në rolin e nënës ka angazhuar aktoren Teuta Sadiku, kurse në Rolin e babait aktorin Agim Sylejmani si dhe në rolin e mjekes aktoren Vjollca Ademi.
Në këtë film janë të inkuadruar edhe shumë aktore dhe aktor nga të gjitha viset shqiptare të moshave të ndryshme prej 1 deri në 60 vjeç. /Titulli.com/