Procesi gjyqësor ndaj Lirim Jakupit është shtyrë për javën tjetër. Jakupi është dashur të paraqitet të premten para gjykatësve të EULEX-it, por gjykimi është shtyrë në mungesë të incizimeve nga Maqedonia ku është dashur të paraqiten dëshmitarët nga Maqedonia tha Ramë Gashi avokat mbrojtës.
Gashi tha se në mungesë të marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga Maqedonia gjykimi është shtyrë për të martine ardhshme.
Ndryshe ish-luftëtari i UÇK-së dhe UÇPMB-së, Lirim Jakupi po akuzohet nga ana e EULEX-it për vrasje të rëndë në tentativë për periudhën shtator, dhjetor 2004. Jakupi në seancën e fundit ka mohuar të gjitha pikat e akuzës. Avokati mbrojtës Ramë Gashi tha për rajonipress se ai është duke e përgatitur ankesën për të kundërshtuar të gjitha pikat e akuzës sepse sipas tij kemi të bëjmë me prova të papranueshme.
Lirim Jakupi ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës tha për rajonipress avokati mbrojtës Ramë Gashi.
Gashi thotë se pos Jakupit aktakuzën e ka kundërshtuar edhe ai pasiqë ka përgatitur ankesën për të kundërshtuar të gjitha pikat e aktakuzës.”Unë e kam përgatitur kundërshtimin për të hedhur poshtë këtë aktakuzë sepse ka prova të papranueshme dhe si e tillë edhe do të kundërshtohet fuqishëm nga ana ime” tha Rama.
Ndryshe për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi tani po akuzohet nga EULEX-i. Tashmë ndaj Jakupit edhe është ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë në tentativë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës, raporton rajonipress.
Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke iu shkaktuar lëndime të rënda nga të shtënat.
EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit. Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim. Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë.
Lirim Jakupi ka pasur një dënim prej gjashtë vitesh të cilin e ka përfunduar kurse është dënuar në mungesë nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë. “Lirim Jakupi, ish komandant lokal i UÇPMB-së, i cili tani ndodhet në arrati, i është vërtetuar dënimi prej 15 vitesh për shkak të veprimtarisë së tij armiqësore që i përkiste grupit të Shefket Musliut” është thënë në vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë..
Arrestimi i Lirim Jakupit nga policia e EULEX-it është bërë menjëherë sapo ka përfunduar vuajtjen e dënimit 6 vjeçar. Edhe pse i ka mbajtur gjashtë vjet burgim, Lirim Jakupi i njohur si “Nacisti”, nuk është lejuar që të shijojë lirinë, ai është arrestuar në janar të vitit 2014.
Lirim Jakupi është arrestuar nga policia e EULEX-it nën dyshimin se është i përfshirë në disa vepra penale që janë kryer në Shkup e Tetovë të Maqedonisë në fund të vitit 2004.
Autoritetet e Maqedonisë gjatë kohë kishin të aktivizuar fletëarrestin për Jakupin, me akuzat për përfshirjen në grupin e Kondovës bashkë me Agim Krasniqin në vitin 2004, si dhe për përfshirjen në grupin e armatosur në Brodec në vitin 2007.
Jakupi për përfshirje në ngjarjet e Shkupit dhe Brodecit ishte arratisur nga burgu i Dubravës, mirëpo ai u arrestua sërish në vitin 2010 për të vazhduar vuajtjen e dënimit.