/ / Mitrovicë: Ia ndalin socialin, i thyen xhamat e Entit me sëpatë

Mitrovicë: Ia ndalin socialin, i thyen xhamat e Entit me sëpatë

Fazli Deliu rreth 74 vjeçar nga Mitrovica, me sëpatë ka thyer pothuajse të gjitha dritaret e zyrave në katin e katërt të Entit social e pensional që ndodhet në qendër të Mitrovicës, duke shprehur kështu pakënaqësinë e tij kundër ndërprerjes së ndihmës sociale.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 9:30, ndërsa në përpjekje për të dalë nga objekti, është arrestuar nga policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se përveç dëmtimit të pasurisë, autori nuk ka drejtuar sëpatën ndaj askujt tjetër.
“Vepra është kualifikuar si asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe autori ndodhet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Zahiti. 

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post