Në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, nga 1 maji do të filloj materniteti jashtëspitalor, e cila për shkak të mungesës së personelit është e zbrazët që nga 31 janari i vitit të kaluar.
Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Preshevës se Ministria e shëndetësisë ka lejuar pranimin e dy gjinekologëve dhe 10 motrave medicinale ë do të punojnë në maternitetin e Preshevës.
Objekti i maternitetit jashtëspitalor është hapur me 31 janar të vitit të kaluar nga shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Michael Devenport, i cili ka dorëzuar aparaturën bashkëkohore me vlerë prej 255.000 euro që siguruara nga Bashkimi Evropian dhe qeveria Zvicerane.
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se për rekontruimin e maternitetit jashtëspitalor në Preshevë janë harxhuar 1.5 milionë euro. Të hollat janë siguruar nga Ministria e shëndetësisë, trupi Koordinues, komuna e Preshevës, ndërsa nga 50.000 euro kanë dhënë qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë.
“Për objektin e gjinekologjisë në pjesën e rekonstruuar të shtëpisë së shëndetit komuna e Preshevës ka paguar 70.000 euro. Me muaj kemi pritur që Ministria e shëndetësisë të lejoj punësimin e gjinekologëve dhe mamive. Presheva ka pasë maternitet që nga viti 1989 kur është mbyllur. Tani materniteti do të jetë më afër shtëpive për numrin e madh të grave shtatzëna” ka thënë Mustafa.
Drejtori i shtëpisë së shëndetit në Preshevë, dr Mitat Sahiti ka thënë se tre gjinekologët e ardhshëm nga Presheva janë në specializim dhe ata do të fillojnë me punë në vitin 2019, andaj në shtëpinë e shëndetit presin ndihmë dhe solidaritet nga gjinekologët e qendrës spitalore në Vranjë.
Shtatzënat nga Presheva dhe Bujanoci në kontrollime gjinekologjike dhe për lindje për 20 vite kanë shkuar në Vranjë, Shkup, Gjilan dhe Prishtinë. Me udhëheqësinë e qendrës shëndetsore në Vranjë është arritur marrëveshja që të dërgojnë tre gjinekolog që dotë punojnë në maternitetin e Preshevës. Në vit në Preshevë mund të lindin më së paku 400 foshnje.