Luan Krasniqi ka folur për duelin e mbrëmshëm ndërmjet Jurgen Brahmer dhe Haxhi Krasniqit, që u fitua nga boksieri gjerman në raundin e nëntë të përballjes.
Legjenda e boksit, Luan Krasniqi ka përkrahur Haxhi Krasniqin pavarësisht humbjes së djeshme, duke thënë se ai e ka të ardhmen përpara tij.
“Një ndeshje e madhe ishte mbrëmë. Jurgen ka fituar, por Robin ka treguar se e ardhmja është me të. Ai është ende i ri për të sulmuar sërish”, ka shkruajtur Luani në rrjetin social Facebook.
Optimizëm të njëjtë ka treguar edhe Haxhi Krasniqi menjëherë pas humbjes, duke thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet për titullin e kampionit të botës.