Në aksion të përbashkët të policisë dhe doganës janë gjetur 150.000 cigare “Eva Slims” me banderola të Kosovës pa dokumentacion.
Duke marrë parasysh se vlera e mallit kalon 1/3 e vlerës së veturës, përveç cigareve të gjetura, deri tek përfundimi i procesit gjyqësor, është konfiskuar edhe vetura, njofton dogana.
Cigaret ka tentuar ti kontrabandoj një qytetar i Vranjës (24) i cili i ka transportuar ato nga Bujanoci për në Serbi qendrore që ti shesë.
Ai është ndaluar nga policia në rrugën Vranjë – Leskoc.