/ / Kërkimi i familjes nga fëmijët “e dëbuar” të Irlandës

Kërkimi i familjes nga fëmijët “e dëbuar” të Irlandës

Annie Biggs kishte kaluar oqeanin për ta gjetur nënën e saj dhe udhëtimi kishte përfunduar në këtë pikë: një derë të mbyllur në një rrugë të vogël në Dublin.
Ajo i kishte kaluar njëzet vjet, duke kontrolluar dosje gjenealogjike dhe duke kërkuar gruan që e lindi, në një prej shtëpive famëkeqe irlandeze për nëna dhe fëmijë. Ai kishte shkuar asaj mendja tek Annie, në gjysmëshekullin që kur atë e morën dhe e birësuan tek një çift amerikan? A kishte ajo haber se vajzën ia kishin dërguar në Fresno? A do ta priste mirë? A do ta hapte derën?
Biggs trokiti dhe trokiti, por askush nuk u përgjigj. Për katër ditë rresht, ajo kthehej vazhdimisht tek dera, deri kur fqinjët i kërkuan të largohej.
E tronditur, Biggs u kthye në dhomën e saj të hotelit, duke e pyetur veten nëse do të duhej të hiqte dorë nga kërkimi. Dy ditë më vonë cingëroi telefoni.
“Jam nëna jote”, tha zëri në anën tjetër të receptorit. Biggs është një nga së paku 1.900 fëmijët irlandezë të birësuar nga familjet amerikane prej viteve dyzet deri në vitet shtatëdhjetë, pasi që ato u lindën nga nënat e pamartuara, në shtëpitë e drejtuara nga Kisha Katolike.
Kushtet e rënda brenda shtëpive, ku mijëra të reja të përbuzura u dërguan, pasi që mbetën shtatzënë, kanë mbetur kryesisht sekrete deri para disa dhjetëvjeçarësh.
Më në fund, lajmet rreth keqpërdorimeve, mungesës së kujdesit mjekësor dhe birësimeve të detyruara filluan të tërhiqnin vëmendjen, nxitur edhe nga librat dhe filmat si “Magdalene Sisters” më 2002 dhe “Philomena” më 2013... (më gjerësisht lexoni sot në e “Diela me Koha Ditore”)

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post