Familja e Zijadin Marovcës nga Gjilani këtë dimër e kishte më ngrohtë se viteve të tjera. Ata kishin marrë çelësat e shtëpisë së re, falë donatorit Ruzhdi Bunjaku, i cili ua kishte ndërtuar atë. Pak metra më larg po punohet edhe në ndërtimin e shtëpisë së Safete Mustafës dhe familjes së saj treanëtarëshe, por po punohet edhe në tri shtëpi të tjera, sikurse që 20 shtëpi po meremetohen.
Një fat të tillë nuk e pati familja e Vehid Ibrahimit nga fshati kufitar Muçibabë, të cilit në verën e shkuar i ishte djegur shtëpia dhe që prej atëherë vazhdon bashkë me familjen pesanëtarëshe të jetojë në shkollën e fshatit.
“Askush nuk po ma bën llafin mua. Kur e pata shtëpinë, krejt jetën u angazhova për fshat e tash vetë u bëra rast social dhe po e shoh se sa vështirë qenka”, thotë Vehid Ibrahimi, në përkrahje të të cilit janë vënë edhe 74 fshatarë të Muçibabës, që kërkojnë që bashkëfshatarit të tyre t’u ndërtohet shtëpia...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)