/ / GJERMANIA MUND TË PËRFITOJË NGA MIGRIMI I KOSOVARËVE

GJERMANIA MUND TË PËRFITOJË NGA MIGRIMI I KOSOVARËVE

Norbert Mappes-Niediek, korrespondent në Evropën Juglindore për gazeta të ndryshme gjermane, austriake e zvicerane dhe autor i disa librave për Ballkanin udhëton rregullisht në Kosovë.
Norbert Mappes-Niediek, korrespondent në Evropën Juglindore për gazeta të ndryshme gjermane, austriake e zvicerane dhe autor i disa librave për Ballkanin udhëton rregullisht në Kosovë. Ai tha se dhjetëra mijë kosovarë po vijnë ndërkohë në BE. Por, sipas tij, ky imigracion ka një traditë të gjatë dhe nëse ata legalizohen, Gjermania mund të përfitojë.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ai tha se ka një largim të vazhdueshëm të shqiptarëve nga Kosova, por edhe të pakicave të tjera.
“Arsyeja kryesore është mungesa e perspektivës. Çdo vit rreth 50.000 të rinj dalin në tregun e punës dhe nuk kanë asnjë shans atje. Shumë prej tyre praktikisht nuk kanë asnjë mundësi, veçse të shkojnë jashtë vendit. Vala e emigracionit si në panik që arriti kulmin në dhjetor dhe ndërkohë ka nisur të bjerë, pati një dinamikë të vetën. Shkaku i vërtetë i saj është i vështirë të përcaktohet. Shumë thonë, se kjo kish të bënte me krijimin e qeverisë në fillim të dhjetorit. Pas kësaj u bë e qartë, se në Kosovë nuk do të ndryshojë asgjë. U desh të pritej gati një gjysmë viti pas zgjedhjeve derisa Kosova të bëhej me qeveri. Fillimisht u krijua një koalicion për ndryshimin e pushtetit. Por pas ndërhyrjes së fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare – edhe të Gjermanisë – kthesa në pushtet mbeti e parealizuar. Tani ka një koalicion me bazë të gjerë. Si rrjedhojë në Kosovë u krijua përshtypja: ne mund të votojmë, por në pushtet mbeten të njëjtët njerëz, nëse ata e duan këtë”, u shpreh Mappes-Niediek.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post