/ / Dy serb nga Vranja kapen në Bujanoc me heroinë, lëndohet një inspektor antidrogë

Dy serb nga Vranja kapen në Bujanoc me heroinë, lëndohet një inspektor antidrogë

Në një aksion të udhëhequr nga inspektorët e antidrogës nga Vranja në bashkëpunim me një inspektorë shqiptarë të antidrogës nga Bujanoci, të martën në orët e mbrëmjes në rrugën nga Levosoja që shpien drejtim të liqenit të Bujanocit janë ndaluar 2 persona të nacionalitetit serb, me vendbanim në Vranjë tek të cilët është gjetur 86 gram lëndë narkotike të llojit heroinë.
Gjatë këtij aksioni lëndime trupore kanë pësuar edhe 1 inspektor shqiptarë i antidrogës nga Bujanoci i cili më pas është dërguar në spitalin e Vranjës për të marrë ndihmën mjeksore, i njeti tashmë është në gjendje të mirë dhe në shërbim. Deri tek incidenti ka ardhur si pasojë kur të arrestuarit kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes kështu duke goditur me veturë inspektorin. Të dyshuarve për trafikim të narkotikëve me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post