Daçiq ka thënë për gazetën serbe “Blic” se Prishtina mjaftë ka ndryshuar për 16 vjetë, “përmendore të reja, emra të ri”.
Ka thënë se kanë qëndruar në hotelin që është pronë e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që, siç thotë ai, edhe më tutje e ka quajtur “Bozhur”, transmeton Zeri.info.
Ai ka thënë se përshtypja më e fortë e tij ndërlidhet me një polic shqiptar të Kosovës.
Polici më ka thënë: “Këta nga perëndimi janë fajtorë që ne jemi grindur. Të gjithë këtë na kanë shkaktuar ata”, ka thënë Daçiq.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë po ashtu ka lavdëruar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës për mikpritjen që ia kanë bërë atij dhe ministres së Transportit.