/ / Biçikleta e zgjuar e cila paralajmëron rrezikun

Biçikleta e zgjuar e cila paralajmëron rrezikun

Po konsiderohet si biçikleta e parë e zgjuar, e cila paralajmëron çiklistët për rreziqet e trafikut dhe pengesat e ndryshme.
Kjo pajisje inovative e një grupi shkencëtarësh nga Holanda, është e pajisur me një radar të montuar mbi të, vetëm pak më poshtë timonit, i cili lejon kontrollin e rrugës përpara për lëvizje të papritura dhe objekte. Gjithashtu kjo biçiklete ka edhe një kamera mbi rrotën e pasme që kontrollon vazhdimisht se çfarë po ndodh pas çiklistit.
Çiklisti lajmërohet për çdo rrezik potencial qoftë përmes një vibrimi që kalon në shalën e biçikletës nëse rreziku vjen nga pas, ose përmes vibrimeve në timon nëse rreziku është në pjesën e përparme.
Vibrimi duket që është një mënyrë shumë efektive për të lajmëruar çiklistin dhe në e kemi arritur këtë gjë përmes vendosjes së elementëve të vibrimit në timonin e biçikletës dhe gjithashtu edhe në shalë, kështu që në këtë mënyrë ne mund të lajmërojmë çiklistin në një mënyrë shumë efektive për rrezikun nga përpara, nga pjesa e pasme por gjithashtu edhe duke treguar majtas ose djathtas, thotë Maurice Kwakkernaat, kërkues shkencor kryesor në Organizatën Holandeze për Kërkimin e Aplikuar Shkencor, që po punon mbi këtë projekt.
Përveç sistemit të lajmërimit inteligjent, biçikleta gjithashtu ka të shtuar një motor elektrik, duke ofruar në këtë mënyrë shpejtësi të asistuar deri në 25 kilometra në orë. Diçka e tillë synon të ulë numrin e aksidenteve në Holandë, pasi vetëm vitin e kaluar u regjistruan 184 çiklistë të vdekur nga përplasjet. Sipas zhvilluesve të biçikletës, shumë aksidente ndodhin kur çiklistët shohin pas tyre ose tremben kur ata janë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.
Ne po shohim një rritje të aksidenteve me njerëzit e moshuar dhe ne gjithashtu po shohim një rritje në përdorimin e biçikletave sikurse edhe një rritje në kohën e cila shpenzohet duke lëvizur me biçikletë. Kjo do të thotë se numri i aksidenteve rritet dhe ne po mundohemi ta reduktojmë këtë gjë duke përdorur teknologji të reja, thotë Kwakkernaat.
Zhvilluesit e saj janë duke punuar mbi uljen e peshës se biçikletës e cila shkon deri në 25 kilogram, çka nuk është pak. Ky produkt pritet të mbërrijë në treg për 2 vjet dhe do të duhet të kushtojë mes 1700 euro dhe 3200 euro, pra rreth standardit të njëjtë me një biçikletë elektrike.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post