/ / Ushtria Amerikane do të investojë 300 mijë euro në Bujanoc

Ushtria Amerikane do të investojë 300 mijë euro në Bujanoc

Garda e ushtrisë amerikane nga shteti i Ohajos së SHBA-së do të investojë 300 mijë euro për renovimin e kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkollën e muzikës në Bujanoc.
Drejtuesi i delegacionit ushtarak amerikan për marrëdhënie bilaterale, i cili sot qëndroi në Bujanoc, Deryl Scott, pas vizitës së objekteve arsimore, ka nënvizuar se ndihma që do të jap brigada e Ohajos për këto institucione është në kuadër të projekteve që po realizohen nëpër Evropë.
Projekti në fjalë pritet të fillojë të zbatohet në muajin gusht dhe kjo do të jetë faza e parë, ndërsa siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, në fazën e dytë ai do të vazhdojë edhe me renovimin e katër apo pesë objekteve të shkollave.
Koordinues i punëve do të jetë brigada e katërt e këmbësorisë së Ushtrisë së Serbisë nga Vranja, me gjeneral brigade Zoran Llubura.
Vlen theksuar se gjatë qëndrimit të sotëm ushtarakët amerikan janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post