/ / SHKOLLIMI I MESËM NË LUGINË TË PRESHEVËS

SHKOLLIMI I MESËM NË LUGINË TË PRESHEVËS

Në vitin 1947, në Preshevë hapet shkolla e nxënësve në ekonomi (shkollë e zejtarisë).Në vitin shkollor 1961/1962, në Preshevë hapen paralelet e para të gjmnazit ,,Boro Stankoviq” të Vranjës.Shumica e lëndëve mësimore zhvilloheshin në gjuhën serbe për shkak të mungesës së kuadrit shqiptarë.
Në vitin shkollor 1964/1965 këto paralele mvetësohen dhe gjimnazi emërohet ,,Zora Socijalizmi”(Agimi i socializmit).Po në këtë vit shkollor kryen maturën 52 nxënës që ishin gjenerata e parë e këtij gjimnazi.Ndërsa, në vitin 1968 me propozimin e disa profesorëve shqiptar gjimnazi emrohet me emrin ,,Skenderbeu”.Me kërkesën e qytetarëve shqiptar të komunës së Bujanocit, në vitin shkollor 1968/1969, gjimnazi ,,Skenderbeu” në Preshevë, hap paralelet e saja në fshatin Tërrnoc.Këto paralele në vitin shkollor 1973/1974 nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë verifikohet si shkollë e pavarur dhe njëkohësisht transferohet në Bujanoc dhe emrohet me ermin ,,Sezai Surroi”.Në vitin shkollor 1974/1975, gjimnazi në Preshevë transferohet në QAMO(Qendra arsimore me mësim të orientuar) me disa dejtime dhe profile.Ky sistem arsimor vepron deri në vitin shkollor 1989/1990.Ndërsa, me shuarjen e QAMO-së, në fillim të vitit shkollor 1990/1991 themelohen dy shkolla të mesme: Shkolla e mesme teknike me disa drejtime dhe profile dhe gjimnazi me dy drejtime, të shkencave shoqërore dhe shkencave natyrore.Me krijimin e dy shkollave paraqiten 24 mësmidhënës si tepricë teknollogjike. Kurse, gjatë periudhës Millosheviqiane, më 08.02.1989 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit komunal të Preshevës, gjimnazit i ndërrohet emri në ,,25 Maji” dhe emërohet udhëheqja e dhunshme me shumicën e votave pro dhe vetëm 13 vota kundër të kuvendarëve komunal të Preshevës.Në këtë periudhë përjashtohen 12 profesor nga procesi mësimor në vazhdën e diferencimeve politike.Gjimnazi në Preshevë mban këtë emërtim të datëlindjes së Titos edhe përkundër faktit që nuk manifestohej pikërisht nga shteti serb.Me këtë emër vepron deri në vitin 2006 kur edhe i rikthehet emri ,,Skenderbeu”.
Gjimnazi ,, Sezai Surroi” në Bujanoc në vitin shkollor 1978/1979 shndërrohet në shkollë teknike, kurse në vitin shkollor 1990/1991 i ndërrohet emri në ,,Mihajlo Pupin”.Në vitin shkollor 1991/1992 nxënësit shqiptar dëbohen nga objekti I shkollës së mesme dhe uzurprohet nga ushtria ish-Jugosllave dhe vendosen në objektin e shkollës fillore ,,28 Marsi” në Bujanoc.Në vitin shkollor 2002/2003 prap kthehen nxënësit në objektin e më parshëm.Meqë, nxënësit kishin nevojë edhe për shkollim të gjimnazit, kërkesa e tyre realizohet sërish në vitin shkollor 1998/1999, gjimnazi ,,25 Maji” nga Presheva sërish hap paralelet e saja në Bujanoc dhe vepron deri në vitin shkollor 2006/2007, kurse në vitin shkollor 2007/2008 i bashkangjiten shkollës së mesme teknike. Me pretendimet e pandërprera të udhëheqjes së shkollës së mesme në Bujanoc i rikthejn emrin ,,Sezai Surroi” në vitin shkollor 2005/2006.Në vitin 2005 ngritet një objekt shkollor mjaft modern për nxënësit e shkollës së mesme në Bujanoc me profile të përziera: gjimnazi i përgjithshëm, makineria, elektronika,ekonomia, mjekësia dhe tregëtia.
Shkollimi i mesëm për nxënësit shqiptar të komunës së Medvegjës zhvillohej vetëm në gjuhën serbe deri në vitin shkollor 1978/79 kur u hapën dy paralele të klasës së parë të arsimit të mesëm, në kuadër të shkollës fillore ,,Zenel Hajdini” në Banjë të Siarinës, si paralele të ndara të shkollës së mesme ,,Nikolla Teslla” të Medvegjës.Ky lloj arsimimi shqip në këtë komunë u ndërpre në vitin shkollor 1987/88 për arsyena të pastërta politike.


Pergatiti, Mr.Gafur Hyseni, drejtor në Sh.f ,,A..Krashnica” në Miratoc

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post