Të reshurat e shumta të shiut kanë shembur një masivë shkëmborë të malit në rrugën që lidhë Bujanocin me Malësinë.
Qytetarët nga Tërnoci që sot rreth orës 16h kanë udhëtuar përmes këtij aksi rrugor janë detyruar që të kthehen prapa, pasi sipas tyre veturat nuk mund të kalojnë, rruga është bllokuar pothuajse në tërësi.
"Këto janë fotografit që i kam bërë para 5 minutave në rrugën Tërnoc-Breznicë. Nuk kam mund të kalojë dhe jam kthyer prapa. Kamioni dhe ekskavatori nga ndërmarrja “Komunalia” erdhën në vendin e ngjarjes dhe vetëm vendosën sinjalistikën dhe u kthyen prapa", tha me anonimitet vizitori i rregullt i portalit Titulli.com, i cili njëherit siguroi edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes.
Vlen theksuar se rruga në fjalë assesi nuk po gjen rehati. Thuajse çdo reshje shiu shkakton shembje të masivëve shkëmbor në rrugë duke rrezikuar kalimtarët e rastit./Titulli.com/