/ / Sahiti: Hapja e maternitetit, çështje javësh apo muajsh

Sahiti: Hapja e maternitetit, çështje javësh apo muajsh

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti, ka paralajmëruar hapjen e maternitetit në Preshevë.
Gjatë qëndrimin në studion e RTV Presheva, Sahiti ka thënë se kjo komunë së shpejti do të bëhet me qendrën spitalore për lindjen e fëmijëve.
 “Është çështje javësh apo muajsh hapja e maternitetit në Preshevë. Kjo do të ndodhë së shpejti, sepse nuk ka kush e ndal hapjen e maternitetit”, ka nënvizuar Dr.Mitat Sahiti, transmeton Titulli.com.
Ai ka theksuar se janë bërë të gjitha parapërgatitjet teknike dhe infrastrukturore në hapësirat e dedikuara për maternitetin.
“Çdo gjë është sqaruar edhe me sekretarin për shëndetësi në qeverinë serbe por edhe me përfaqësuesit e Trupit Koordinues, drejtuesit e pushtetit lokal dhe mantel bardhët”, ka deklaruar Sahiti.
Sipas tij, kohëve të fundit, nga individ dhe subjekte të caktuara me çështjen e maternitetit po bëjnë vetëm politik të kotë për të marrë poena në elektor të caktuar.
“Këto tentativa janë të kota sepse çështja e maternitetit është tani më problem i kaluar”, thotë Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Mitat Sahiti. /Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post