/ / Nxënësit shqiptar të luginës të diskriminuar në garat komunale

Nxënësit shqiptar të luginës të diskriminuar në garat komunale

Shkollat shqipe në luginë të Preshevës nuk do të marrin pjesë në garat komunale në lëndën e historisë dhe të gjeografisë.
Nxënësit shqiptar të luginës së Preshevës nuk do të marrin pjesë në garat komunale në lëndën e historisë dhe të gjeografisë, kjo përshkak të mungesës së teksteve të ktyre lëndëve nëpër shkollat shqipe dhe përpilimi e pytjeve të tekstit nga historia nacionale e që 90 % e saj nuk përputhen me librat me të cilat mësojnë nxënësit shqiptar.
Tekstet e këtyre dy lëndëve në gara paraqesin diskriminim tek nëxnësit shqiptar ngase nuk përputhen me librat që mësojnë ata.
Drejtuesit e shkollave fillore kanë thënë se jo që pse nuk dëshirojmë të marrim pjesë në këto gara por për shkak se në tekstet të cilët përpilohen për këto dy lëndë nxënësit shqiptar nuk mund të japin masksimumin e tyre.
Selami Jakupi drejtor i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ka treguar arsyen e mospjesmarrjes në garat komunale në lëndën e gjeogarfisë dhe të historisë.
Nuk do të marrim pjesë garat e gjeografisë dhe historisë përshkak se nuk jemi të barabart ngase në tekstet që hartohet në ministrinë e arsimit, nxënësit tanë nuk mund të japin maksimumin dhe ti shprehin aftësitë e tyre sepse kuptohet që nxënësit e shkollave me mësim në gjuhën shqipe mësojne ende me tekstet e vjetra” ka thënë Jakupi.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post