Anamorava ka një rëndësi tejet të posaqme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojn nga Rajonet tjera si një trekëndësh kufitarë . Në radhë të parë përmesë Gjilanit më afër lidhen për Detin Adriatik Shqiptarë Komunat si : Medvegja , Bujanoci , Presheva , Kumanova e Likova .
* * *
Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj
mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës . Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë . Gjilani ka rëndësi dhe domethënje që të mbahen edhe takime të Komisioneve Pralamentare edhe të dy Parlamenteve .
Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës do të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë,Preshevë dhe Bujanoc por edhe të njoftoj , alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre .
Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeveriv mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha , të ndihmohet Anamorave që të ket komunikim më të lehtë me Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhë që do të duhej që të :
Miratojn një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision mikst për shqiptarët jashta kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare .
Të dy qeveritë mendojm që përfundimisht :
- Të ndajn mjete dhe të krijojn një fondë të përhershëm për nxitjen e Komunikimin , bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë .
Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral , institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re , e mirëfilltë , reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojn qëndrimet zyrtare , të harmonozojn që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojn vëmendje këtij trekëndëshi kufitar .
* * *
Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e pestë e Parlamentit të Kosovës të mbahen takime në Gjilan , si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me ate të Shqipërisë .
* * *
Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Maqedonisë ku ti bashkangjitet edhe kabineti Qeveritar i Kosovës që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan . Takimet të dy Qeverive shqiptare duhet të vazhdohen si të rregullta , kurse dy Parlamentet të caktojn nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojn dhe propozojm që të dy Parlamentet Nacionale të themelojn një Komision Parlamentar mikst për shqiptarët jashta kufijve Admnistrativë të Kosovës dhe Shqipërisë . Krijimi i një fondi dhe ndarja e mjeteve të rregullta vjetore do të krijonte një motivim shtesë, një mbështetje morale veçmas për popullatën shumicë shqiptarë në Medvegjë , Preshevë dhe Bujanoc . Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mdhenjë do të jemi ne Shqiptarët .
Shkruan : Refik HASANI
23 Shkurt 2015