/ / Lugina grumbullon 260 pako ushqimore për Shqipërinë

Lugina grumbullon 260 pako ushqimore për Shqipërinë

Aktivist të shoqërisë civile, forumeve politike, zyrës për të rinj në Bujanoc e Preshevë, biznese të ndryshme, këshilli I bashkësisë islame në Bujanoc kanë grumbulluar një sasi të ndihmave që do t’i dërgohen familjeve të prekur nga vërshimet e fundit në Shqipëri.
Egzon Lakna, njëri nga aktivistët e kësaj nisme tha se përmes aktiviteteve të grumbullimit në Bujanoc është arritur të sigurohen 260 pako ushqimore dhe 600 litra ujë të pijshëm.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë aktivitet humanitarë duke shpresuar se në të ardhmen solidarizimi të shtohet edhe në fushat tjera në mënyrë të ndërsjellë.
Lakna tha se pakot e dedikuara përmbajnë gjërat elementare ushqimore dhe higjienike ndërsa gjatë ditës janë duke përgatitur dokumentacioni e nevojshëm në terminalin doganor për transportimin e ndihmave për përshpejtimin e procedurës nëpër zonat kufitare.
Ndihmat nga komuna e Preshevës që janë të konsiderueshme do të transportohet bashkarishtë me ndihmat tjera nga Bujanoci.
Lugina e Preshevës edhe në kaluarën është treguar solidare në aktivitetet humanitare edhe në Kosovë e vendet tjera shqiptare./Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post