/ / Kamberi në Parlament: Kur do t’a ktheni lapidarin e UÇPMB-së dhe të emëroni inspektorin e arsimit?

Kamberi në Parlament: Kur do t’a ktheni lapidarin e UÇPMB-së dhe të emëroni inspektorin e arsimit?

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në pyetjet e deputetëve, ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndërsa nga Ministri i Arsimit emërimin e inspektorit arsimor për rrethin e Leskocit.
“Kur MPB do t’ia kthejë lapidarin e marrë komunës së Preshevës që të krijohen kushtet që të ndërmerren proceduar administrative dhe legalizimi i vendosjes së këtij monumenti?”, ka pyetur Kamberi, Ministrin e Punëve të Brendshme, raporton portali informativ Titulli.com.
Deputeti theksoi se këtë pyetje po e shtrojë duke e ditur se vet ky monument nuk është subjekt i veprës penale dhe se padrejtësisht po mbahet në një lokacion të panjohur.
Ndërsa, rreth emërimit të inspektorit arsimor që njehë edhe gjuhën shqipe, për rrethin e shkollave të Leskocit, duke e ditë se i kaluari është pensionuar në maj të vitit 2014, kërkoi nga Ministri i Arsimit të përmbushë premtimin që e kishte dhënë më herët.
“Vetëm të ju rikujtojë, ministri personalisht, këtu para nesh, ka premtuar se kjo çështje do të zgjidhet në fillim të këtij viti shkollor, që donë të thotë në shtator 2014. Tani jemi në shkurt të vitit 2015 dhe kjo çështje nuk është zgjidhur”.
Deputeti popullor shqiptar nga Komuna e Bujanocit, që vie nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, këto pyetje i ka shtruar sot në seancën e Parlamentit të Serbisë.
Ai gjithashtu ka theksuar se çështja që po i shqetëson pakicat kombëtare që jetojnë në Serbi, besojë edhe Qeverinë e Serbisë, është “theksimi i shkallës së distancës etnike në mes së shumicës së popullit serb dhe komunitetit pakicë”.
Me këtë rast Kamberi ka kërkua nga Qeveria të dijë a ka ndonjë strategji, apo do të bëjë një të tillë për zvogëlimin e “distancës etnike”.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post