/ / Helmohen me spray 17 nxënës shqiptar në Preshevë!

Helmohen me spray 17 nxënës shqiptar në Preshevë!

Rreth 18 nxënës në këto momente po trajtohen në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë pasi janë helmuar, siç thuhet nga dëshmitarët “për shkak të sprejit të përdorur në autobusin që transportonte nxënësit nga shkolla për shtëpi”.
Nxënës të shkollës së mesme teknike “Presheva” si dhe gjimnazi “Skënderbeu” po trajtohen nga mjekët kujdestarë në Preshevë.
Sipas nxënësve dëshmitar, të cilët me anonimitet kanë raportuar për portalin informativ Titulli.com, si pasojë e përdorimit të sprejit në autobus që po barte nxënësit në relacionin Preshevë-Bushtran, Leran, Geraj, janë helmuar një numër i madh prej tyre.
“Nuk e dimë se çfarë lloj spreji ishte, mirëpo tani jemi në urgjencë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë duke marrë infuzion”, i tha Titullit me kushte anonimiteti njëri prej nxënësve që po merrte mjekimin.
Edhe mjeku kujdestar për mediumin tonë konfirmoi se trajtimit i janë nënshtruar nxënësit e moshave të ndryshme të dy shkollave të mesme nga Presheva.
“95 për qind e nxënësve janë më mirë duke u stabilizuar gjendja e tyre”, theksoi mjeku.
Nxënësit dyshojnë se spreji të jetë përdorur nga ndonjëri prej kolegëve të tyre, mirëpo nuk kanë informacion se kush mund ta ketë bërë këtë gjest të pamatur.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post