/ / Gazetarët francezë në Luginë, mbledhin informacione mbi gjendjen e shqiptarëve

Gazetarët francezë në Luginë, mbledhin informacione mbi gjendjen e shqiptarëve

Dy gazetarë francezë Jean Barrere dhe Aurelien Deligne kanë qëndruar për dy ditë me radhë në komunat Bujanoc dhe Preshevë, me mision për të raportuar mbi gjendjen e pakicës kombëtare shqiptare dhe bashkëjetesën në këtë rajon.
“Njerëzit e harruar nga Beogradi” ishte projekti me të cilin 48 gazetarë nga Franca, kryesisht studentë, nga data 13 deri më 23 shkurt do të qëndrojnë në Serbi, dy prej të cilëve të hënën dhe të martën qëndruan për herë të parë në Luginë të Preshevës.
Gazetarët Jean Barrere dhe Aurelien Deligne gjatë kësaj kohe kanë takuar përfaqësues institucional dhe qytetarë të vendbanimeve shqiptare të komunave Bujanoc e Preshevë, ndërsa përshtypja e parë e tyre është se ky vend edhe pse është i varfër, shumica prej tyre duken më të gëzuar se francezët.
“Për herë të parë jam në Serbi. Mendoj se ky vend është shumë i varfër kurse ka edhe njerëz të dëshpëruar, mirëpo arrita të kuptojë se shumica duken më të gëzuar se francezët”, u shpreh për Titullin, Jean Barrere.
Derisa edhe kolegu i tij ndan të njëjtin mendim , thekson se njerëzit këtu nuk po shihnin perspektivë.
“Jam i surprizuar me situatën. Për ta ky vend nuk ka perspektivë, hapjen e ndonjë fabrike... Përskaj kësaj disa vendosin të qëndrojnë, kurse një numër kërkojnë jetë më të mirë jashtë vendit”, nënvizon Aurelien Deligne.
Dy gazetarët nga Parisi që zgjodhën Luginën dhe shqiptarët për temën e tyre “Njerëzit e harruar nga Beogradi”, gjatë kohës sa qëndruan në Luginë, të vetmin medium që vizituan ishte portali informativ Titulli.com.
Në ditën e fundit të qëndrimit dhe koordinimit të punëve me gazetarët e Titullit, ata vlerësuan këtë medium duke thënë se “Titulli është në nivel të lartë, në një situatë raportimi me mediat ku punojnë gazetarët e rinj francezë”.
“Qytetarët duan media kualitative dhe Titulli, sa kemi arritur të dëgjojmë opinionin e të tjerëve, dhe që e kemi vërtetuar edhe me punën që e bëmë, është në nivel të lartë. Jemi kolegë që e bëjmë një punë në mënyrë sa më të drejtë të mundshme. Shpresojë që Titulli të vazhdojë gjatë”, u shpreh Barrere.
Njëkohësisht edhe Deligne duke theksuar punën e rëndësishme që ky medium bënë në Luginë, nënvizoi se ka arritur të mësojë se “në Serbi është e vështirë të bësh gazetari të pavarur.
Dy gazetarët e rinj të cilët njëherit janë studentë të Universitetit “Centre de formation des journalistes (CFJ)”, janë të impresionuar me mikpritjen e njerëzve, derisa ndahen me kujtime pozitive nga ky vend i Ballkanit.
Nga materiali i grumbulluar Barrere dhe Deligne do të shkruajnë një reportazh mbi situatën në Luginë e cila do të publikohet në mediat franceze, ndërsa Titulli.com për lexuesit e saj do ta transmetojë të përkthyer në gjuhën shqipe. /Titulli.com/

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post