/ / Dënim për paisjet e ndihmës së parë me afat të skaduar

Dënim për paisjet e ndihmës së parë me afat të skaduar

Të gjithë vozitësit do të duhet t’i zëvendësojnë fashat, kompresat dhe elementet e tjera sterile të cilave u skadon afati në çantën e ndihmës së parë në automjetet e tyre, në të kundërtën pason denimi jo i përballueshëm. Fresikimi i ndihmës së parë kushton rreth 1.200 din, por më e keqja është se nëpër barnatore nuk ka elemente të nevojshme për zëvendësimin e tyre.
Ligji Aktual Siguria në komunikacion ka filluar të zbatohet më 11 dhjetor 2009 ky ligji përcakton detyrimet që në makinë të ketë një çantë e ndihmës së parë me përmbajtjen e përcaktuar. Kjo edhe është arsyeja që në vitin 2010 nëpër barnatore dhe shitore të caktuara ka pasur fluks të madhë të vozitëseve për kompletin e ri të ndihmës së parë. Shoferët të cilt kanë blerë çantën me elemnetet përkatëse të ndihmës së parë në fillim të vitit 2010 atyre u skadon afati i përdorimit pasi që afati i fashave dhe kompresave është 5 vite. Se a janë në dijeni vozitësit në komunën tonë, se duhet ndërruar elementet sterile brenda çantës së ndihmës së parë disa thanë se nuk kanë qenë në dijeni mirëpo gjithçka që e parasheh ligji duhet zbatuar, ndërsa disa të tjerë thanë se janë në dijeni për këtë ligjë. Sipas informatave jo zyrtare, edhe nga policia në vendin tonë jo zyrtarisht konfirmuan këtë lajmë, duke udhëzuar vozitësit që ti përmbahen ligjit në komunakcion. Vozitësit duhet të jenë të vetëdijsuar se në momentin që u skadon afati i ndihmës së parë duhet ndërruar ose në të kundërtën pason edhe denimi me ligh nëse verifikohet se vozitiësi ka në vetur paisjen e ndihmës së parë së cilës i ka mbaruar afgafi, andaj këshillohen vozitësit që ti zëvendësojnë pasijet sterile elementare ose të blejnë kompletin e ndihmës sëparë. Zëvendësimi i fshaove, kompresave dhe elemeteve tjera kushton1200 dinarë ndërsa komplet ndihma e parë kushton 2.300 dinarë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post