Policia e Smederevës më dy raste të veçanta ka zbuluar 58 emigrant ilegal, kryesisht shtetas të Afganistanit, Somalisë dhe Sirisë, njofton Ministria e punëve të brendshme, transmeton presheva.com.
Policia ka arrestuar një person nga Presheva për shkak të dyshimit se me veturë të tij ka tentuar të transportoj shtetas të huaj përtej kufirit, thuhet në njoftim.
34 vjeçari nga Presheva është arrestuar, për shkak të dyshimit që ka kryer vepër penale për kalim të paligjshëm të kufirit, trafikim njerëzish si dhe falsifikim të dokumentave.
I dyshuari me veturë “Opel Astra”, me targa të vjedhura, ka transportuar 12 shtetas të huaj pa dokumente personale – 11 shtetas të Afganistanit dhe 1 shtetas të Iranit.
“Në natën ndërmjet ditës së shtunë dhe diel, policia i ka gjetur në automobil të parkuar në pompën e benzinës në autostradën tek Mihajlovci” thuhet në njoftim të policisë.
Ditën e premte në mëngjes, në parking të pompës së benzinës në autostradë tek Kolari afër Smederevës, janë gjetur 46 shtetas të huaj – 20 shtetas të Somalisë, 14 shtetas të Sirisë, 10 shtetas të Pakistanit dhe 2 shtetas të Afganistanit.
Ata kanë deklaruar se kanë hyrë në Serbi nëpërmjet Maqedonisë, jashtë kufirit legal dhe dëshirojnë të kërkojnë azil, andaj të gjithë janë dërguar në qendrën për azil në Banja Kovilaça.