/ / Serbia Prishtinës: Mos na prekni 19 ndërmarrjet tona në Kosovë

Serbia Prishtinës: Mos na prekni 19 ndërmarrjet tona në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që 19 ndërmarrje publike në Kosovë të ndërpritet privatizimi i tyre, derisa vazhdojnë bisedimet në Bruksel.
Kështu ka thënë sot, në një konferencë për media në Beograd, ministri i Ekonomisë,  Zheljko Sertiq.
"Qeveria e Serbisë ka vendosur që të ndërpritet procesi i privatizimit për 19 ndërmarrjet publike në Kosovë, derisa vazhdojnë bisedimet në Bruksel. Serbija e ka për obligim që të mbrojë pasurinë e saj”, është shprehur Sertiq në konferencë, ku me theksë të veçantë kanë folur për privatizimin e Trepçës. transmeton zeri.info.
Prishtina duhet të heq dorë nga privatizimi i Trepçës, ka shtuar ai, duke thënë se ‘përndryshe do të ketë ndikim negative në raportet Kosovë-Serbi, dhe do të vë në lëkundje bisedimet në Bruksel’.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post