Në rrugën “Cara Lazara”, në afërsi të restorant “Bici” në Bujanoc, të mërkurën disa minuta pas orës 13h, një person i ka vënë flakën vetes duke marrë lëndime të rënda.
Sipas qytetarëve që kanë raportuar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, personi i nacionalitetit serb, nga fshati Osllarë i komunës së Bujanocit, së pari ka lyer veten me benzinë dhe më pas ka tentuar të digjet.
Fatmirësisht me ndihmën e një zjarrëfiksi që përdoren në makina, nga një kalimtarë rasti është arrit që të shuhet trupi që digjej.
Me plagë të rënda, furgoni i ndihmës së parë e ka dërguar të plagosurin në spitalin e Vranjës, përderisa policia ka bërë edhe vëzhgimin e vendit të ngjarjes.
Arsyeja se pse e shtyri qytetarin të marrë këtë vendim, që si qëllim kishte vetëflijimin, ende nuk dihet. /Titulli.com/