/ / Rritet numri i zviceranëve që lëshojnë vendin

Rritet numri i zviceranëve që lëshojnë vendin

Nuk janë vetëm të huajt që lëvizin drejt Zvicrës. Prej kohësh po vazhdon edhe një trend i lëvizjes së zviceranëve drejt vendeve të huaja. Në vitin 2014 në gjithë botën, jashtë Zvicrës jetonin 746.885 shtetas zviceranë, një numër ky i përafërt me atë të banorëve të kantonit Vaud.
Në krahasim me një vit më parë, shifra e zviceranëve që kanë braktisur vendin, siç bën të ditur Departamenti federal i Punëve të Jashtme, ka shënuar një rritje prej 2 për qind. Dhe kjo rritje është vazhdimësi e një tendence  që është regjistruar prej disa vitesh.
Zviceranët kur e braktisin vendin e tyre më me dëshirë shkojnë në Francë, Gjermani dhe në SHBA. Në rangun e dytë të vendeve të preferuara pe¨r emigrim nga zviceranët janë Izraeli, Britania e Madhe, Australia dhe Tajlanda.
Numri i atyre që kanë emigruar në Francë është rritur gjatë vitit 2014  + 3112, në Gjermani +2045, në SHBA +1176, në Izrael +1045, në Britani të Madhe +1028 etj.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post