Doganierët kanë ndaluar tentim kontrabandë të barërave për qetësim “diazepam” dhe material stomatologjik , njofton drejtoria e doganës, transmeton presheva.com.
Sic njofton dogana, ditën e shtunë, rreth orës 18, tentimi i kontrabandës është gjetur në vendkalimin kufitar Depcë, kur ilegalisht është tentuar të hyjnë 27 shishe të materialit stomatologjik.
Materiali në shishe xhami me nga 250 mililitra ishte gjetur gjatë kontrollimit të autobusit që udhëton në relacion Gjilan – Preshevë, ku në njërën ulëse të fundit të autobusit, doganierët kanë vërejtur një qese të zezë me plot material medikamentoz.