/ / Mediat serbe: Nuk e japim Trepçën

Mediat serbe: Nuk e japim Trepçën

Mediat serbe, sikurse edhe qeveria e Serbisë, i kanë kushtuar rëndësi të madhe dhe kanë kundërshtuar ashpër ndryshimin e pronarit të Trepçës, nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike, që i bie të bëhet pronë e shtetit të Kosovës.
Shumica e gazetave serbe, ditëve të fundit temë qendrore kanë pasur Trepçën, dhe projektligjin e Qeverisë së Kosovës për ta shndërruar atë nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike.
Gazeta “Blic”, më e madhe në Serbi, shkrimin për Trepçën e paraqitur me titullin, “Rrëmbehet Trepça, 3000 serbë të detyruar të dalin në rrugë”. Por në këtë shkrim “Blic” duke iu referuar deklaratës së Marko Gjuriqit, thotë se megjithatë qeveria e Serbisë nuk do të pranojë që Prishtina të marrë Trepçën.
Ndërsa e përditshmja tjetër, “Danas”, një gazetë më e pavarur, në një koment redaksional tregon arsyet e rëndësisë që Trepça ka për qeverinë e Serbisë.
Në këtë artikull thuhet se rreth 70 për qind e pasurisë minerale serbe është e vendosur në Kosovë. “Rreth 78 për qind e rezervave serbe të qymyrit, 60 për qind e nikelit, 100 për qind e kromit, dhe me rreth 90 për qind të rezervave të plumbit, Trepça përmban sasinë më të madhe të plumbit në Europë”, shkruan Danas, duke e llogaritur Kosovën pjesë të Serbisë.
Edhe të përditshmet tjera, pak a shumë në frymë agresive, kanë reaguar duke thënë se “nuk e japin Trepçën”.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, është tërhequr paksa nga qëndrimi fillestar për kthimin e Trepçës në pronësi shtetërore, duke ndryshuar projektligjin në momentet e fundit. Tani pritet të miratohet një projektligj i ri, në bazë të të cilit pritet të bëhet riorganizimi i këtij gjiganti të fjetur ekonomik të Kosovës.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post